Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë të gjithë në Kiev më vonë për të takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vizita u konfirmua nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit ishte “konfirmimi i mbështetjes së qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.

Siç thuhet në një njoftim, kryeministri polak Mateusz Morawiecki së bashku me kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Fiala, si dhe kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha do të shkojnë sot në Kiev si përfaqësues të Këshillit Evropian për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmyhal.

“Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, ka thënë më tej ai.

Ndërkohë kryeministri çek shtoi se vizita zyrtare e Këshillit Evropian kishte për qëllim ripërsëritjen e mbështetjes për lirinë dhe pavarësinë.

Një vizitë e tillë vjen në ditën e 20-të, kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Koreja e Veriut kryen testin më të madh raketor që nga nëntori i vitit 2017

Koreja e Veriut ka kryer lansimin e raketës më të madhe që…

Aleati i Putinit gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe vajzën

Vladislav Avayev, një aleat i afërt i Presidentit rus, Vladimir Putin, i…

Pjesëtari i ‘Grupit Kumanova’ zbulon arsyen pse nuk pranon të ekstradohet në Kosovë

Njëri nga pjesëtarët e ‘Grupit Kumanova’, Hajrush Avdia ka thënë se nuk…

30 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më…

Von Cramon: Ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor nuk është zgjidhje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se…