Nga sot, Kroacia është anëtare zyrtare e zonës Shengen. Monedha e saj, kuna është kthyer zyrtarisht në Euro rreth një dekadë pas hyrjes në Bashkimin Europian.
Në mesnatën e Vitit të Ri, u hoqën barrikadat në kufirin me Slloveninë dhe Hungarinë duke shënuar bashkimin me zonën Shengen. Ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinovic mirëpriti natën e ndërrimit të viteve duke iu bashkuar heqjes së barrierave në kufirin Bregana-Obrezje mes vendeve teksa ngriti një dolli me shampanjë.
“Ne hapëm dyert drejt Europës pa kufi. Kjo shkon përtej eliminimit të kontrollit kufitar, është afirmimi përfundimtar i identitetit tonë europian”, tha ai.
Me këtë, Kroacia bëhet anëtarja e 20-të e Eurozonës dhe e 27-ta në Shengen.