Lideri i serbëve të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik mirëpriti dialogun për zgjidhjen e krizës politike brenda vendit me ndërmjetësimin e presidentëve të Turqisë, Serbisë dhe Kroacisë Rexhep Taip Erdogan, Aleksandër Vuçic dhe Zoran Milanoviç. Për Agjencinë e Lajmeve të Republikës Srpska (SRNA), Dodik theksoi se një gjë të tillë ai e kishte deklaruar dhe vitin e kaluar kur Erdogan vizitoi Bosnje-Hercegovinën.

“Vitin e kaluar gjatë vizitës së Erdoganit në Bosnje-Hercegovinë, deklarova se problemet në këtë vend mund të zgjidhen me ndërmjetësimin e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentit kroat Zoran Milanoviç. Fati i Bosnjes varet nga dialogu brenda vendit me mbështetjen e Erdogan Vuçiç dhe Milanoviç. Opinioni i askujt tjetër nuk do të arrijë rezultat pozitiv për Bosnje-Hercegovinën”, bëri me dije Milorad Dodik.

Në vizitën e djeshme të Vuçiç në Turqi, presidenti Erdogan tha se mirëpret anëtarët e Këshillit Presidencial Përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës për t’u takuar së bashku në Beograd ose Ankara.

Kujtojmë që anëtari serb në Këshillin Presidencial të Bosnje-Hercegovinës u shpall “non grata” nga SHBA në fillim të këtij viti si person i korruptuar dhe që ka rrezikuar stabilitetin e shtetit federativ boshnjak me deklaratat kërcënuese separatiste. Vitin e kaluar, Dodik kërcënoi se serbët e Bosnjes do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët kroato-serbo-boshnjake pasi nuk po respektohen të drejtat e tyre si minoritet. Madje, ai bëri thirrje dhe për pavarësinë e Republikës Sprska, për të cilën ai beson se do të realizohet në 5 vite e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Borrell: Retorika e përçarjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor e pengoi integrimin në BE

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka…

Humb jetën gruaja shtatzënë në Gjinekologjinë e Çairit, shpëtohet foshnja

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se 23 vjeçarja nga Shkup e…

Rrustemi nga Haga: Vizitat e Haxhiut ishin institucionale dhe të rëndësishme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka dhënë detaje nga vizitat e…

Arrestohen kreatori dhe administratori i grupit “Javna Soba”

Prokurria Themelore Publike-Shkup gjatë ditës së djeshme deri tek Ministria për Punë…

Dimitrov kundërshton ashpër Zaharievën: Pohimet e saja janë të pavërteta

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ka kundërshtuar deklaratën e ministres për…