Qasja mikpritëse e refugjatëve ukrainas është krejtësisht ndryshe me mënyrën si janë trajtuar refugjatët nga Lindja e Mesme, të drejtat e të cilëve injorohen kur ata të hyjnë në Lituani, përmes Bjellorusisë, ka thënë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International.

Refugjatët nga shtetet sikurse Iraku dhe Siria përballen me trajtim jonjerëzor, abuzime dhe dëbime ilegale, ka thënë organizata, duke cituar një sondazh të realizuar me migrantë nga dy qendra lituaneze ndalimi.

Amnesty ka akuzuar po ashtu Bashkimin Evropian për injorim të situatës në këtë vend anëtar.

“Autoritetet lituaneze kanë mbajtur mijëra persona, për muaj të tërë, në qendra ndalimi, nën kontroll ushtarak, dhe aty janë përballur me torturë dhe abuzime tjera”, është thënë në raportin e organizatës.

“Atyre është duke iu mohuar qasja në procedura të azilit, në mënyrë që ata të kthehen ‘vullnetarisht’ në shtetet prej të cilave kanë ikur”.

Lituania, ashtu sikurse autoritetet evropiane, kanë akuzuar liderin autoritar bjellorus, Aleksandr Lukashenka, që me qëllim ka bartur migrantë nga Lindja e Mesme, drejt kufijve me vendet anëtare të bllokut evropian.

REL shkruan se kriza kufitare pati arritur pikun në fund të verës vitin e kaluar, pasi mijëra migrantë kanë tentuar të depërtojnë në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Alarmon analisti i njohur : Virusi i politikës ka depërtuar edhe në Gjykatën Speciale

“Dorëheqja e gjyqtarit te z. Keith Raynor, personalisht me duket me hile…

Përplasje të ashpra mes policisë greke dhe migrantëve

Edhe në ditën e shtatë pas lëshimit nga kampet, vazhduan përplasjet ndërmjet…

Filipçe: Saraj, Çairi dhe Buteli vatrat e reja në Shkup

Ministri Venko Filipçe gjatë pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp tha…

El Cheka rreth investimeve ruse gjatë pushtetit VMRO-BDI

El Cheka: AMBASADORI RUS DHE AI MAQEDONDuke biseduar për bizneset dhe larjet…

Fokusi të vendoset tek zgjidhja për Ligjin për Prokurorinë Publike

Euroambasadori Samuel Zhbogar, sot ju ka bërë apel partive politike që të…