ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bëri të ditur se, aktualisht Shqipëria nuk ka një mungesë të produkteve ushqimore apo abuzim të tepërt me çmimet, në kushtet e krizës që ka përfshirë tregjet ndërkombëtare nga lufta në Ukrainë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha në një intervistë televizive se, qeveria mori masa duke ngritur Bordin e Transparencës për të ndaluar abuzimin me çmimet dhe vuri në dispozicion për importuesit instrumentin e garancisë bankare.

“Momentalisht nuk kemi një mungesë të produkteve ushqimore në tregje. Sigurisht Bordi i Transparencës së çmimeve ka pasur ndikimin e vet me sigurimin dhe vënien në dispozicion të instrumentit të garancisë bankare që iu vihet në dispozicion të importuesve si për vajin dhe për të frenuar rritjen e çmimit dhe abuzimin dhe për të garantuar që këto produkte nuk do të mungojnë”, tha Krifca.

Sa i përket krizës së grurit, Krifca u shpreh se Shqipëria nuk ka një varësi totale nga Ukraina apo Rusia për këtë produkt, por po mundohet të sigurojë tregje të tjera, por që është përballur me çmime të rritura në bursa.

Ministrja deklaroi se, “Shqipëria rreth 50% të nevojave për grurë i prodhon në vend dhe nga Ukraina vinte rreth 40%. Tashmë është dashur që importuesit e grurit ta sigurojnë grurin nga tregje të tjera ku mund të kenë hasur dhe çmime më të larta. Ka një efekt zinxhirë kjo krizë dhe në produktin final, por që po e monitorojmë në  çdo hap”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VV në Skënderaj: Kemi trefishuar votën

Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka thënë se…

Theret një person në Prishtinë

Një person ka marrë lëndime në Prishtinë, pasi i njëjti është therur…

El Cheka opozitës shqiptare në RMV

“Opozita shqiptare në Maqedonin Veriore jan kapur pas Maxhar Telekomit dhe zgjedhjeve…

Osmani në SHBA vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme, flasin për të arriturat e Kosovës dhe bashkëpunimin e ndërsjellë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke vazhduar vizitën e saj zyrtare…

Policia franceze qëllon për vdekje një burrë me thikë në aeroportin Charles de Gaulle

Policia franceze qëlloi për vdekje një burrë që dyshohej se kishte thikë…