Këtë të diel ka mbërritur në Kosovë gazetarja e parë ukrainase, Lyudmila Makey, e cila e ka lëshuar vendin e saj, Ukrainën, si shkak i nisjes së pushtimit rus më 24 mars.

Makeyn e priti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e priti atë me lule e uroi që ajo të ndihet si në shtëpinë e saj.

Në lidhje me këtë, Kurtin e ka falënderuar presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve në Ukrainë, Sergiy Tomilenko.

“Albin Kurti, nga thellësia e zemrës sime, faleminderit juve për mbështetjen e gazetarëve ukrainas” , ka shkruar Tomilenko, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pas gazetares Makey, Kosova do t’i pranojë edhe 19 kolegë të saj, teksa është zotuar se mund t’i strehojë edhe 5 mijë civilë ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ende pa u formuar Qeveria e re, konkurse masive për punësime

Konkurse për punësime gjithandej nga Qeveria, ministritë dhe drejtori ende pa u…

Hajdari deklarohet për kthimin e mundshëm të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot në…

Zbulohen detaje të reja nga aksidenti i autobusit në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën dhjetë kosovarë

Prokuroria në Sllavonski Brod të Kroacisë, ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi…

Goditja me raketa e godinave të mediave ndërkombëtare, reagime të ashpra kundër Izraelit

Sulmi në ndërtesën e mediave ndërkombëtare ka nxitur reagime të ashpra kundër…