Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se duhet mbështetje e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

Stoltenberg tha para gazetarëve në Hagë, se Ukraina duhet të ketë më shumë armë të rënda.

Aleanca Veri-Atlantike dhe partnerët e saj kanë siguruar armë të rënda për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus, megjithatë është bërë e ditur se akoma duhet të vazhdohet me këtë praktikë.

Ai theksoi se kjo çështje do të diskutohet sot në Bruksel në selinë e NATO-s, ku do kërkohet mbështetja e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

“Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë, pasi nuk mund të parashikojmë se kur mund të përfundojë”, shtoi Stoltenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rëndohet situata në Britani, 873 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Numri ditor i viktimave të koronavirusit në Britaninë e Madhe ka shënuar…

Alarmante: Katër të vdekur dhe 2110 raste të reja

Katër persona kanë vdekur dhe 2110 kanë rezultuar pozitiv nga COVID-19, nga…

Fillon seanca ku do të raportojë Kurti për dialogun

Deputetët e Kuvendit kanë filluar të mbajnë seancën e radhës. Në këtë…

Thaçi: Ali Ahmeti ka sjellë në Maqedoni kriminelë nga Kosova për të “masakruar” zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi ka…

Gjermania regjistron për herë të parë mbi 100 mijë raste të reja me Covid-19

Gjermania ka regjistruar mbi 100,000 raste të reja me koronavirus, për herë…