Në një deklaratë ditën e sotme, Kremlini tha se ishte në dijeni të bisedave mes presidentit kinez Xi Jinping, homologut të tij francez Emmanuel Macron dhe Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, por tha se dyshonte se Kina do të ndryshonte qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Ukrainë nën presionin e të huajve.

Kina ka propozuar “planin e saj të paqes” për Ukrainën në ndërhyrjen e parë të madhe diplomatike të Pekinit në konflikt, por Ukraina dhe udhëheqësit perëndimorë mbeten skeptikë për marrëdhëniet e ngushta të Xi me presidentin rus Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve sot se presidenca ruse “monitoroi” bisedimet midis BE-së dhe Kinës, por theksoi se Rusia ka vazhdon të këtë marrëdhënie të ngushta me Pekinin.

“Kina është një fuqi  serioze, dhe është dominuese. Nuk është ai vend që ndryshon pozicionet nën ndikimin e huaj”, vuri në dukje Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Rusia është e shqetësuar për diçka të tillë.”

Pas bisedimeve, Xi shprehu gatishmërinë për të folur drejtpërdrejt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas von der Leyen, ndërsa Macron tha se i kërkoi Pekinit ta bëjë Rusinë të arsyetojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Brenda tre ditësh trefishohet numri i kosovarëve që kalojnë kufirin për Shqipëri

Numri i shtetasve të Kosovës që e kanë kaluar kufirin me Shqipërinë…

Apeli ka marrë vendim për rastin “Monstra”, por pritet ta shpallë në shtator

Gjykata e Apelit në Shkup ka miratuar vendim për rastin “Monstra”, pas…

SHBA, të paktën 5 persona të vdekur si pasojë e tornados

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shkaktuar dëme të…

Albin Kurti prezanton dy projektet e para për Shëndetësi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar dy projektet e para…

Ambasadorja franceze në Sofje: Nuk ka ndryshim në propozimin e fundit

Në Kuvendin bullgar, kryetari i partisë “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, informoi se do…