Kremlini ka dalë me një deklaratë për Washingtonin që t’i parandalojë masat hakmarrëse pas arrestimit të gazetarit të Wall Street Journal nën akuzat për spiunazh.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve: “Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë dhe nuk duhet të ndodhë”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha më herët se gazetari ishte kapur “në flagrancë”.
“Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që statusi i korrespondentit të huaj, viza e shtypit dhe akreditimi, përdoret nga të huajt në vendin tonë për të mbuluar aktivitete që nuk janë gazetari. Ky nuk është perëndimori i parë i njohur që kapet në flagrancë”, tha Zakharova, shkruan Al Jazeera.