Rrjedhja në rrjetet sociale e dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftën në Ukrainë, ishte tema kryesore e mediave botërore për javën që lamë pas, duke detyruar autoritetet amerikane të hapin një hetim të gjerë për mënyrën sesi ato dolën.

Përmbajtja e tyre ishte tepër sensitive dhe zbuloi edhe njëherë aftësinë dhe shpërndarjen e rrjetit të spiunazhit të Amerikës në mbarë botën, duke treguar detaje se si SHBA vijon të infiltrojë agjentët e saj në vendet aleate.

Sipas Wall Street Journal, dokumentet, mes të tjerash, japin një pamje të qartë të kapacitetit ushtarak të shkatërruar të Kremlinit, si dhe në çfarë mase taktikat e spiunazhit të SHBA kanë depërtuar në makinën e luftës të Vladimir Putin madje dhe në rrethin e tij të ngushtë.

Koreja e Jugut, Izraeli, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër aleatët që thuhet se SHBA-të po i mbajnë gjithashtu nën survejim.

Megjithatë, ekspertët i frikësohen idesë se inteligjenca ruse tashmë ka të dhëna të qarta se çfarë di SHBA, duke pasur mundësi për të ndërprerë burimet e informacionit.

Zyrtarët i thanë gazetës se Pentagoni ka nisur një operacion të shpejtë për të bllokuar dokumentet e ndjeshme dhe ka paralajmëruar sanksione për këdo që i shpërndan ato në rrjetet sociale.

Megjithatë, skandali tashmë po përmendet si një nga shkeljet më të dëmshme të sigurisë kombëtare që mund të ketë implikime të mëtejshme në legjitimitetin e spiunazhit të SHBA në të ardhmen.

Sipas gazetës, një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore tha se publikimi i këtyre dokumenteve mund të frenojë ndarjen e informacioneve të rëndësishme midis agjencive inteligjente, pasi besimi mbi bashkëpunimet e informacionit sekret mund të humbasë. /A2CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Në një festë private në Izrael, të ftuarit panë një tragjedi – ‘një gropë u hap papritmas në pishinë dhe uji mori me vete dy burra’

Në një festë private në pishinë në Izrael, të ftuarit panë një…

Norvegjia nga e premtja lehtëson masat kundër COVID-19

Norvegjia do të fillojë me lehtësimin e disa kufizimeve për mbrojtje nga…

Lëvizja Demokratike: Eksodusi masiv i rinisë, rezultat i dhimbshëm i qeverisjes 20 vjeçare të BDI-së

Nga Lëvizja Demokratike kanë akuzuar pushtetin se po bëhet shkak i ikjes…

Jan Kop: Kompromiset janë të vështira – mirë se vini në Evropë!

Zhvillimet e fundit për debatet në vend rreth propozimit francez janë komentuar…

Përfundon takimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë…