“Kundërshtimet për pranimin e propozimit francez janë për shkak të emocioneve të shtuara për momentin. Por në plan afatgjatë, mendoj se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta vlerësojnë anëtarësimin në BE dhe NATO, që është një trajektore e natyrshme ku vendi po lëviz aktualisht. Nuk është e mundur të specifikohet se çfarë do të ndodhë më pas dhe sa do të zgjasin negociatat”, thotë Riçard Kremer, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor nga organizata Aleanca SHBA-Evropë në Uashington, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

Ai përshëndeti hapin politik përpara që pas 17 vitesh nga marrja e statusit kandidat, Maqedonia e Veriut filloi negociatat e anëtarësimit dhe shprehu kënaqësinë e tij që edhe Shqipëria është në pako me Maqedoninë e Veriut.

Ç’pritet më tej? Është pyetja prej 64,000 dollarë, siç themi ne. Kjo duhet të kishte ndodhur shumë më herët, në nëntor të vitit 2019. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë aspiruar prej kohësh për në BE dhe të dyja vendet janë të orientuara drejt demokracive perëndimore, jo regjimeve autoritare”, thotë Kremer.

Ai nuk sheh probleme në organizimin e ndonjë referendumi për një çështje të rëndësishme, por thekson se Maqedonia e Veriut ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, platforma e së cilës thekson fillimin e negociatave me BE-në.

“Ka pasur kompromise. Bullgaria duhej të bënte lëshime, po ashtu edhe Maqedonia e Veriut. Kështu bëhet përparim. Jo të gjithë janë gjithmonë të lumtur të bëjnë kompromis, por ky është thelbi i negociatave. Kundërshtimet për pranimin e propozimit francez janë për shkak të emocioneve të shtuara për momentin. Por në plan afatgjatë, mendoj se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta vlerësojnë anëtarësimin në BE dhe NATO, që është një trajektore e natyrshme ku vendi po lëviz aktualisht”, shton Kremer.

Sipas tij, parashikimet e disa analistëve janë të realizueshme, se deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VIDEO / Doktori i njohur: Ja e vërteta që po na fshihet pas koronavirusit

Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një…

Naumovski: Në interes të LSDM-së është që kryeministri të jetë nga jashtë qeverisë aktuale

Ish-ambasadori dhe zv. kryeministri Vasko Naumovski konsideron se është në interes të…

Freedom House: Maqedonia e Veriut, demokraci e pjesshme

Në raportin e organizatës amerikane, Freedom House Maqedonia e Veriut ka pasur…

Qeveria ua heq shtesat edhe një pjese të Policisë

Pakoja e re Emergjente e Qeverisë Kurti 2 ka lënë jashtë disa…

Kosova shpall dy zyrtarë rusë persona non grata

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë shpallur…