Dardan Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka emigruar në Finlandë, ka shkruar në “Facebook”  “zi e terr” për disa figura të kësaj lëvizje.

Derisa ka kritikuar kritikuar disa deputetë dhe shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, Krasniqi ka përmendur edhe disa nga deputetët e kësaj lëvizje të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.

Ai ka shprehur dhembshuri për deputetët Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni dhe Avni Dehari, të cilët sipas tij i janë paluar Kusari-Lilës.

“Baci Gani, Hydajet Hyseni e axha Avni Dehari – me tu dhimtë çfarë po lejojnë me ndodhë! Edhe këta i janë paluar si ushtar gjenerales Kusari përderisa ajo e ka kap çdo pozitë bord e ndërmarrje e vendimmarrje!  Deputetët e tjerë mjerim!”, ka shkruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohet një banor i Bllacës për posedim të armës pa leje

Nëpunësit policor nga Qendra Rajonale për çështje kufitare Veri – Stacioni policor…

Garda Kombëtare e Iowas vlerëson lartë ushtarakët e Kosovës pas stërvitjes së përbashkët

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka vizituar stërvitjet…

Avokati Raufi: Fatime Fetai nuk e ka drejt!

Avokati mbrojtës Naser Raufi theksoi për INA se prokurorja Fatime Fetai sot…