Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se zyrtarët e tyre janë pamundësuar hyrja në zonën e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potok.
Elezi theksoi se në lidhje me këtë situatë kanë thirr mbledhje, sot. me fillim nga ora 18:00.
“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyret e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur”, ka theksuar Elezi.
“Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të plotë me të tjera. Lidhur me sjelljen e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhjen, sot, me fillim në orën 18:00”.