Midis nesh

Kohëve të fundit në Tiranë me këmbëngulje insistohet për njëfarë “Open Ballkan” edhe në letërsi, ndaj dhe të shpeshta janë bërë ftesat dhe vizitat e shkrimtarëve sllav, ftesa dhe vizita këto që shqiptarët jashtë Shqipërisë i shohin me një sy tjetër.
Gjithnjë e më shumë përkthehen autorë serbë e maqedonas, krejt kjo me qëllim që letërsisë t’i jepet një mision tjetër, atë paqeje, të cilin mision e cenon sidomos politika zyrtare serbe. Pse kjo këmbëngulje ta duash dikë që të urren deri në palcë? Pse ky kozmopolitizëm nuk zbatohet fare, bie fjala në Beograd? Mbase, pse ky nivel i dashurisë ndaj shkrimtarëve sllavë, nuk shprehet edhe ndaj shkrimtarëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, ndaj atyre që janë në diasporë e më gjerë. Së pari do të duhet ta duam veten dhe pastaj, ata që vërtet e meritojnë respektin tonë.
Shkrimtarët kozmopolit shqiptarë duhet të jenë koshient se plagët e Kosovës të shkaktuar nga regjimi serbe, akoma shkaktojnë dhimbje dhe, kundër këtij regjimi, nuk e ngrenë zërin as ata serbë që ftohen e qëndrojnë në Tiranë. Ndoshta këta kozmopolitë do të duhet të marrin ndonjë leksion atdhedashuria nga kroatët, të cilët që moti i kanë vënë vijat e kuqe në raport edhe me shkrimtarët serbë.
Nëse dy-tre veta (shkrimtarë e përkthyes) në Tiranë e dinë serbishten e maqedonishten, nuk do të thotë që ata t’i keqpërdorin institucionet përkatëse dhe përmes ftesave dhe aktiviteteve po kështu kozmopolite, të mundohen që letërsisë t’i japin një mision paqeje. Është akoma shumë herët që të shkelësh mbi Kosovë e të kalosh në Serbi, vetëm e vetëm për ta projektuar një paqe imagjinare për ndonjë interes që nuk shkon më larg se interesi privat apo i një grupi të vogël, e që ndërlidhet thjeshtë me çështje materiale. Është paksa absurde të insistosh për dialog ndërballkanik, kur të mungon dialogu ndërshqiptar, që edhe kur bëhet me ndonjë rast, është i ftohtë, sepse në Tiranë janë disa individë që dinë artistët shqiptarë jashtë Shqipërisë, t’i trajtojnë me elemente injorance dhe me një formalitet të çuditshëm.
Kontaminimi që vjen nga politika aktuale e Beogradit natyrisht se reflektohet edhe në heshtjen e artistëve serbë, të cilët assesi nuk mund të lirohen nga “mitet” serbe, sidomos në raport me shqiptarët, të cilat mite jo njëherë, në forma të ndryshme, i ka lakuriqësuar Ismail Kadare.
Dhe t’i mbyllësh sytë para këtyre “miteve” serbe e të bëhesh “më katolik se Papa”, do apo nuk do ta pranojë dikush, kjo gjellë e kozmopolitëve shqiptarë përmban edhe disa erëza tradhtie…

/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kadareja si fenomen dhe “fenomenët” e Kadaresë

Midis nesh Ismail Kadare, si fenomen në letërsinë shqiptare dhe që ka…

Mort para nisjes

Bajram Selmani Fytyra të djeresitura, të zbehtaNjerëz në pritje, në ankthdridhenDikush i…

Reçension: Nusprodukti i një komploti dhe tradhëtie

Kohë më parë u paralajmërua se së shpejti do të dalin në…

Pse çalojmë në përdorimin e shqipes?

Midis nesh Problemi më i madh i mediumeve shqiptare (elektronike e të…

RMV, numri i bibliotekave për vite me radhë i njëjtë, anëtarësia brenda tre vitesh ka rënë për gati 50.000

Në Maqedoni vitin e kaluar kishte gjithsej 175 biblioteka me gjithsej 82.928…