Plazma e gjakut e pacientëve që kanë fituar imunitet ndaj COVID-19, është shpresë për kurimin e personave që ende po luftojnë me këtë virus, deri në zbulimin e një vaksine. Plazma është pjesë përbërëse e lëngshme e gjakut, 95% e të cilës është ujë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga proteina, ndërkohë që në të ndodhen edhe antitrupat që luftojnë virusin. Trajtimi i të infektuarve, me këtë terapi, ka filluar të zbatohet edhe në vendin tonë. Burime nga Klinika Infektive thonë për Alsat se gjendja shëndetësore e dy pacientëve që fillimisht i janë nënshtruar trajtimit me plazmë kovaleshente është përmirësuar dukshëm, ndërsa prej dje kjo terapi po zbatohet edhe tek pacientë të tjerë.

Trajtimi me plazmë gjaku po zbatohet tek 5 pacientë. Jepet një përdorim dhe më pas ndiqet gjendja klinike dhe parametrat laboratorik. Nevojitet kohë për ndjekje të efekteve dhe kjo bëhet sipas një protokolli preciz – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori i Institutit të Transfuziologjisë, Sadulla Useini, thotë se që të shëruarit të mund të dhurojnë plazmë, fillimisht duhet t’u nënshtrohen dy testeve për COVID-19. Në raste se të njëjtët rezultojnë negativë, pas 21 ditësh u bëhet edhe një test i tretë. Nëse edhe rezultati i testit të fundit është negativ, atëherë personi në fjalë kategorizohet si dhurues. Ky i fundit duhet të ketë të njëjtin grup gjaku me pacientin që do të trajtohet.

Një nga kushtet për të dhuruar plazmë është që të ketë edhe antitrupa në serumin e tij. Nëse ka përqendrim të mjaftueshëm, atëherë ai mund të dhurojë plazmë konvaleshentë çdo dy javë. Ne çdo ditë hasim transfuzion të plazmës dhe i vetmi simptomë si reaksion që paraqitet në këto raste, janë reaksionet alergjike. Mirëpo ato janë shumë të rralla dhe lehtë trajtohen. Në bëjmë trajtimin e pacientëve me plazmë dhe atë diku rreth 200-300 ml me një trajtim – tha Sadulla Useini- Drejtor i Institutit të Transfuziologjisë.

Pacientët që trajtohen, monitorohen nga stafi mjekësorë, veçanërisht në ditën e parë, të tretë dhe të pestë dhe në rast se nuk shfaq përmirësim, atëherë të njëjtët I nënshtrohen edhe një terapie dhe përsëri monitorohen. Drejtor i Institutit të Transfuziologjisë, thotë se të infektuarit mund të marrin vetëm dy terapi me plazmë gjaku.

Për nxjerrjen e plazmës nga trupi i të shëruarit nevojiten 60 deri 90 minuta. Një makineri thithëse merr në të njëjtën kohë plazma dhe gjak, duke i vendosur në qese të ndryshme. Pas përfundimit të procedurës, gjaku rikthehet në trupin e dhuruesit.

Mjekësia ka përdorur transfuzionin e plazmës konvaleshente për trajtim të të sëmurëve edhe në të kaluarën, madje që në vitin 1918 kur bota po luftonte Gripin Spanjoll. Kjo procedurë është përdorur edhe në vitet e mëvonshme për trajtimin e të infektuarve nga virusi SARS, Ebola dhe H1N1. Të infektuarit nga COVID-19 që trajtohen me plazmë konvaleshente nuk kanë asnjë shpenzim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kanadezët paralajmërohen për valën e tretë të koronavirusit

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se vendi i tij po përfshihet…

Izraeli nxjerr mësime nga lufta me Hamasin, gati sistemi me lazer që rrëzon avionët nga ajri

Një risi ushtarake është zbuluar nga Izraeli, duke shfaqur një sistem lazer…

​Miratohet Marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut…

Lavrov flet pas takimit me homologun ukrainas: Dakordësi vetëm për çështjet humanitare

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit që zhvilloi me homologu…

Edhe 2 viktima nga koronavirusi në vend

Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi sot edhe…