Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti ka thënë se nga sulmi në veri, deri më tash siç dihet një rreshter është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur dhe lënduar.

Ai në një konferencë për media ka thënë se nuk ka informata nëse ka ndonjë viktimë nga grupi që ka sulmuar Policinë e Kosovës, siç është raportuar.

Hoti ka shtuar se shkëmbimi i zjarrit në veri po vazhdon ende.

“Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se personat që kanë sulmuar policinë, janë të rrethuar.

“Këta persona, që posedojnë kalibër të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar. Kemi marrë masat e sigurisë, kemi vendosur perimetrin e sigurisë”, ka thënë Hoti.

Zv.drejtori i policisë: Personat e armatosur janë të rrethuar – ka ende shkëmbim zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Prej sot ora policore fillon në ora 16:00 deri deri në 05:00

Ora policore në mbarë vendin, nga sot fillon në ora 16:00 dhe…

A po vendos Rusia pajisje bërthamore pranë kufirit me Finlandën?

Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë shkaktoi një ndryshim historik në…

Publikohet projekti i Portit të Durrësit, Rama: Një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar projektin e Portit të Durrësit.…

“Premtoi shumë parash për vrasjen e tij?”/ Zbulohet nga erdhi kërcënimi me jetë për Albin Kurtin

Policia e Kosovës ka përforcuar sigurinë e Kryeministrit Albin Kurti në banesë…

Kurti: Nuk mund të lejohen më që institucionet t’i hedhin njëra-tjetrës fajin për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale

Është lansuar sot protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale,…