Tradita vijon, vizita e parë e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të jetë në Kosovë.

Tri javë pas marrjes së detyrës, kreu i shtetit do të udhëtojë të hënën drejt Prishtinës, ku pritet të takojë krerët më të lartë të shtetit.

Begaj do të pritet nga kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca në orën 12:15. Në agjendë përfshihet një takim me homologen e tij Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më herët, presidenti Begaj ka zhvilluar një telefonatë zyrtare me presidenten Osmani për ngjarjet në veri të Kosovës, ku garantoi se Shqipëria do ta mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Drenasit dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se do të nisë procedurat që të shpallë “Qytetar Nderi” presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në statusin në rrjetet sociale ku ka bërë të ditur lajmin, Lladrovci përmend kontributin e Begajt në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit serb si arsye të dhënies së këtij nderimi/Tvklan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shkarkohet Bashkim Hasani

Kuvendi me 62 vota “për” asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur shkarkoi…

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë, 70-vjeçari dyshohet se vrau gruan me sëpatë

Prokuroria Themelore në Prishtinë bën të ditur se me urdhër të Prokurorit…

Reshje të borës në Mavrovë dhe në Strazhë e Pletvar, nuk ka pengesa në komunikacion

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në…

Publikohet një dokument i Parlamentit Evropian në të cilin BE-së i kërkohet të pezullojë negociatat e pranimit me Serbinë – për shkak të Rusisë

Parlamenti Evropian (PE) do t’i kërkojë Bashkimit Evropian (BE) që të pezullojë…

Si po i përdorë Ukraina dronët, për të dokumentuar krimet e luftës të kryera nga Rusia?

Operatorët e dronëve që operojnë pranë ushtrisë ukrainase, kanë marrë një detyrë…