Presidentja Vjosa Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip S. Kosnett kanë nënshkruar amandamentimin e Marrëveshjes së Grantit me USAID, raporton Ekonomia Online.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit të amandamentimit të Marrëveshjes së Grantit me USAID, tha se kjo e fuqizon përkushtimin e ShBA-së karshi Kosovës.

Kosova do të përfitojë 1.6 milionë dollarë nga kjo marrëveshje.Osmani thotë se me këtë marrëveshje synojnë rritjen e cilësisë së qytetarëve.

“Jam e lumtur që në praninë e tyre kemi nënshkruar amendamenti marrëveshje mes Kosovës e SHBA-së. Marrëveshja e nënshkruar nënkupton që përfiton 1.6 milionë dollarë. Kjo marrëveshje synohet shërbimi më i mirë për qytetarët dhe gjithëpërfshirja demokratike. Kjo marrëveshje nënkupton shumë më shumë përtej përfitimeve materiale nënkupton përkushtimin e ShBAsë për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë”.

“Përkufizimi i grantit ngërthen në vete edhe përkushtim tonë që synon rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë pa dallim. Ambicia jonë është e qartë që ta bëjmë Kosovën vend llogaridhënës e mbikëqyrësh. Qëndrojmë pran ShBA-së ashtu siç qëndron ajo me ne. Raportet me të kanë ekzistenciale. Jemi me fat që kemi aleat si ta. Republikën e Kosovës do ta bëjmë ashtu siç duan ta shohin miqtë tanë”.“Zoti i bekoftë popujt tanë. Amerikën e Kosovën”./EO/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Viktima e parë nga Covid-19 në Gostivar

Një grua e moshuar nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit ka…

Zhan Mitrev, zbulohen edhe 60 raste të hemo-filtrimit

Janë zbuluar edhe 60 raste të reja të filtrimit gjakut që janë…

Reduktimet e rrymës gjatë dimrit, Ukraina u bën thirrje refugjatëve që të qëndrojnë jashtë vendit

Refugjatët që ikën pas pushtimit rus të Ukrainës duhet të qëndrojnë jashtë…

Parlamenti britanik do të votojë për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Parlamenti do të votojë për masat sanksionuese që synojnë të rrisin më…

Samiti në Tiranë, Zaev: Bashkë jemi më të fortë, konkurrues dhe afër tregjeve të BE-së

Mediat maqedonase kanë zbardhur fjalën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran…