Kosova ka vendosur sanksione të reja Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë e bëri të ditur këtë derisa theksoi që këto sanksione janë bërë në  përputhje me “paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE-ja dhe SHBA-të”.

“Republika e Kosovës është rreshtuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë, në përputhje me paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE dhe SHBA”, ka thënë Bislimi.

Bislimi tha se këto sanksione kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

Me sanksionet e reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus.
Kosova po ashtu ka ndaluar importin e qymyrit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

Ndryshe Kosova edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri Albin Kurti kishte theksuar se masat janë ekonomike, tregtare dhe financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Lulëzimi i prodhimit të kokainës tregon se lufta kundër drogës ka dështuar

Kokaina është e përhapur kudo në pjesët e largëta rurale të Kolumbisë.…

Gjukanoviq mbështet qeverinë e pakicës, Abazoviq pritet të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë…

Vdes ish-kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Është ndarë sot nga jeta ish- kryetari i Federatës Pan Shqiptare të…

Çeshte bomba?

Nga Vullnet Dervishi Çeshte bomba? Nje ene apo strajce e mbushur me…

Britania e Madhe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

Kosova duhet të lejohet të ecë përpara me anëtarësimin në Këshillin e…