Kosova është anëtarësuar në Justice Action Coalition, kështu duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe një grupi të shteteve tjera demokratike që synojnë ta promovojnë kolektivisht drejtësinë e përqendruar tek qytetarët në të gjitha nivelet.

“Përmes këtij koalicioni, Republika e Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e strategjive dhe prioriteteve ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë”, ka thënë presidentja Osmani.

Sipas Zyrës së Presidentes, Kosova, përgjatë vitit të kaluar ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet e Samitit për Demokraci, të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

“Për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, si institucion udhëheqës në Kosovë përgjatë “Vitit të Veprimit”, në kuadër të Samitit për Demokraci, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkudhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit”.

Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci ishte folëse në seancë plenare me presidentin Macron, kryeministrin britanik, Sunak dhe kancelarin gjerman Scholz, ku ndër të tjera, riafirmoi se përkushtimi i Kosovës për demokraci ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i pathyeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Numri i maturantëve në Maqedoni, ulet për 40 për qind

Numri i të diplomuarve në Maqedoni në vitet e fundit është ulur…

Gjykatësi që udhëhoqi rastin kundër Millosheviqit, thotë se Putini duhet të gjykohet sivjet

Gjykatësi që udhëhoqi rastin kundër Millosheviqit, thotë se Putini duhet të gjykohet…

Parlamenti britanik votoi kundër zgjedhjeve të reja

Parlamenti britanik nuk e mbështeti kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje…

Rishi Sunak zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Rishi Sunak bëhet kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja…

Osmani: Rusia synon të zhbëjë arritjet amerikane në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se Rusia synon të…