Lavrov nga Ankaraja: Jemi të gatshëm për të zbatuar planin, Kievi të çminojë portet

Rusia është e gatshme për të zbatuar planin për korridoret e transportit të drithërave nga Ukraina. Kështu u shpreh ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov nga Ankaraja pas takimit me homologun  e tij turk Mevlut Cavusoglu.

“Kriza nuk lidhet vetëm me situatën në Ukrainë.  Është diçka më shumë, një situatë që po përdoret nga vendet e Perëndimit. Ne jemi të gatshëm për të hapur korridoret për transportin e drithërave. Përgjegjësia më e madhe për këtë i takon Ukrainës. Autoritetet aty duhet të marrin masa për të çminuar portet në mënyrë që lëvizja e anijeve të bëhet e sigurtë. Duam garanci që këto anije nuk do të mbushen më pas me armë apo mjete të tjera ushtarake”.

Ky plan mund të realizohet dhe të zbatohet nga të dyja vendet. Ne jemi të gatshëm që të përgatisim terrenin për dialog në Stamboll në lidhje me këtë çështje. Bota ka nevojë për drithërat nga Ukraina dhe Rusia ndaj ne të gjithë bashkë duhet të punojmë për këtë”, tha Cavusoglu.  

Të dy diplomatët u shprehën të gatshëm për të vijuar dialogun mes Moskës dhe Kievit.

Bisedimet e zhvilluara në Antalia dhe Stamboll mendoj se kanë qenë të vlefshme. Për një periudhë, ulja në dialog kaloi prioritet i dytë por tashmë situata është më pozitive për të rinisur bisedimet. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dyja vendet. Ne jemi të gatshëm për një raund tjetër bisedimesh edhe mes presidentëve Putin e Zelenski në Stamboll. Ata duhet të bien dakord dhe të përcaktojmë datën”, vazhdoi ministry turk.

Lavrov ishte në një vizitë dyditore në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

DW / Koronavirusi: U parashikuan deri më 19 prill, por çdo të ndodhë me masat kufizuese në Europë?

Masat kufizuese në krizën e Coronës do të mbeten të pandryshuara deri…

Qeveria vendosi: Ora policore fillon në ora 23:00

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës…

Ramiz Merko infektohet me coronavirus

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko u shtrua në spital mbrëmë…

Meta nuk jep dorëheqjen! PS gati të nis procedurat për shkarkimin. Presidenti: Të gjithë e dinë si i fitoi zgjedhjet Rama

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dha një deklaratë…

Rusia kërcënon vendet e NATO-s që strehojnë avionët ukrainas

Ministria ruse e Mbrojtjes kërcënoi me luftë çdo vend që pret dhe…