Autoritetet e qytetit kinez Vuhan do të testojë të gjithë banorët (11 milionë) me testet kundër COVID-19, ka bërë të ditur zyrtari lokal Li Tao gjatë një konference për media.

Ky vendim është marrë pasi në këtë qytet, ku për herë të parë u shfaq virusi në fund të vitit 2019, janë konfirmuar mbrëmë tri raste të reja.

Siç raporton Reuters, fjala është për punonjës që kanë shkuar në Vuhan nga provincat tjera kineze.

Autoritetet mbrëmë kanë njoftuar se në mesin e punonjësve që kanë shkuar në Vuhan nga provincat tjera, janë konfirmuar raste pozitive, ku me këtë është ndërprerë “suksesi” njëvjeçar i këtij vendi që nuk kishte regjistruar asnjë rast me coronavirus.

Në anën tjetër, varianti Delta i coronavirusit është shfaqur në pjesën lindore të Kinës, duke rritur edhe më shumë frikën se mund të vie deri te një eskalim i situatës.

Kujtojmë që më dhjetor të vitit 2019, Vuhani ishte bërë kryelajm i mediave botërore, për faktin se aty ishin shfaqur raste e para me COVID-19.

Sipas ekspertëve gjithçka ndodhi në tregun e kafshëve, ku pa kurrfarë kriteri bëhej therja e tyre dhe në mungesë të higjienës është bartur nga kafshët në njerëz.

E për të shuar dilemat se mund të ketë qenë produkt i faktorit njeri, Organizata Botërore e Shëndetësisë, pati dërguar një grup të ekspertëve, të cilët konstatuan se ai është shfaqur në natyrë dhe besohet se gjenezën e ka nga lakuriqët e natës.

Prej asaj kohe, autoritetet kineze patën urdhëruar mbylljen e këtyre tregjeve në të cilat shitej pothuajse çdo lloj kafshe, madje disa që për shumë shtetet të Evropës janë të paimagjinueshme që të servohen si ushqim për njerëzit.

Ky vendim është marrë pasi në këtë qytet, ku për herë të parë u shfaq virusi në fund të vitit 2019, janë konfirmuar mbrëmë tri raste të reja.

Siç raporton Reuters, fjala është për punonjës që kanë shkuar në Vuhan nga provincat tjera kineze.

Autoritetet mbrëmë kanë njoftuar se në mesin e punonjësve që kanë shkuar në Vuhan nga provincat tjera, janë konfirmuar raste pozitive, ku me këtë është ndërprerë “suksesi” njëvjeçar i këtij vendi që nuk kishte regjistruar asnjë rast me coronavirus.

Në anën tjetër, varianti Delta i coronavirusit është shfaqur në pjesën lindore të Kinës, duke rritur edhe më shumë frikën se mund të vie deri te një eskalim i situatës.

Kujtojmë që më dhjetor të vitit 2019, Wuhani ishte bërë kryelajm i mediave botërore, për faktin se aty ishin shfaqur raste e para me COVID-19.

Sipas ekspertëve gjithçka ndodhi në tregun e kafshëve, ku pa kurrfarë kriteri bëhej therja e tyre dhe në mungesë të higjienës është bartur nga kafshët në njerëz.

E për të shuar dilemat se mund të ketë qenë produkt i faktorit njeri, Organizata Botërore e Shëndetësisë, pati dërguar një grup të ekspertëve, të cilët konstatuan se ai është shfaqur në natyrë dhe besohet se gjenezën e ka nga lakuriqët e natës.

Prej asaj kohe, autoritetet kineze patën urdhëruar mbylljen e këtyre tregjeve në të cilat shitej pothuajse çdo lloj kafshe, madje disa që për shumë shtetet të Evropës janë të paimagjinueshme që të servohen si ushqim për njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…