Koronavirusi e rrezikon sistemin e burgjeve  në SHBA,  ndërsa në disa burgje pothuajse të gjithë të burgosurit  janë infektuar, duke i lënë të punësuarit dhe  punonjësit administrativ të burgut pozitiv me koronavirusin  para misionit të pamundur për mbrojtje të shëndetit të të burgosurve, lajmëruan mediat amerikane.

Burgu Merion në Ohajo ka shkallë  më të lartë  të infektimit  në sistemin amerikan të burgjeve me ç’rast  koronavirusi  ka infektuar më shumë se 80 për qind  prej 2.500 të burgosur, dhe 175 të punësuar pozitiv për virusin.

Numri i rasteve të vdekjes  të shkaktuara nga koronavirusi është në rritje  në burgjet e tërë vendit, ndërsa drejtoritë nuk kanë vendim sepse nuk munden  të sigurojnë  distancë sociale në burgjet e stërngarkuara dhe përballen  me mungesë të personelit mjekësor dhe pajisje mbrojtëse.

Në sistemin e burgut të  SHBA-së ka gjithsej 2,3 milion të burgosur.

Rebelimet për shkak të kushteve joadekuate dhe përgjigjes së ngadaltë  të administratës së burgjeve të koronakrizës shpërthyn  në burgjet e shteteve Uashington dhe Kanzas. Në bazë të informatave  të arritshme publike,  janë infektuar 13.436 të burgosur  dhe 5312 të punësuar në mbarë vendin.

Por, në shumicën e shteteve, testet  as nuk janë zbatuar, ndërsa pesë shtete nuk kanë kurfarë informata.

Burgjet  rradhiten  në vendin e tetë  në listën e lokacioneve  më të rrezikuar në SHBA,  sipas Nju-Jork Tajms. Dy vendet e para  në listë janë shtëpitë për kujdes të pleqve dhe kroçeret. Administrata federale e burgjeve, ku janë 152.000 të burgosur dhe 36.000 të punësuar, ka paraqitur infeksione  në më shumë  se gjysmën e 122 burgjeve me të cilat menaxhon.

Edhe krahas kësaj, janë zbatuar  gjithnjë e më pak se 3.000 teste, sipas të cilave 1.842 të burgosura dhe 343 të punësuar ishin pozitiv, ndërsa 36 të burgosur  kanë vdekur./MIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…