Koreja e Veriut dyshohet se të shtunën, më 7 Maj, lëshoi një raketë balistike të projektuar për t’u lëshuar nga një nëndetëse, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Shefat e Shtabit të Koresë së Jugut thanë se lëshimi ndodhi nga ujërat pranë qytetit port të Sinpo, ku Koreja e Veriut ka një kantier detar të madh që ndërton nëndetëse, por nuk u tha menjëherë se sa larg fluturoi raketa.

Gjithashtu nuk ishte e qartë nëse nisja do të kishte përfshirë një nëndetëse aktuale apo një platformë testimi nënujore.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë konfirmoi gjithashtu nisjen e raketës, por nuk publikoi menjëherë detajet.

Kryeministri japonez Fumio Kishida urdhëroi zyrtarët të përgatiten për të gjitha “situatat e paparashikueshme” dhe kërkoi të shtojnë sigurinë e avionëve dhe anijeve.

Nisja e kësaj rakete balistike siç raportohet ishte demonstrimi i parë i Koresë së Veriut të një sistemi balistik të shkrepur nga nëndetëset që nga tetori i vitit të kaluar, kur ajo testoi një raketë të re me rreze të shkurtër veprimi nga Yongung – nëndetësja e saj e vetme e aftë për të gjuajtur një raketë të tillë.

Për Korenë Veriore, ky ishte testimi i parë i një rakete të tillë që nga viti 2019. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Edhe personat e famshëm në mbarë botën reagojnë ndaj Izraelit

Këngëtarë, aktorë dhe modele të famshëm në të gjithë botën bënë thirrje…

Manastir, 66 vjeçari që ishte në izolim gjendet i vdekur, dyshime se ishte me koronavirus

Një 66-vjeçar nga Manastiri që ishte në izolim për 13 ditë, dje…

Kush alarmoi për rastin e Muhamed Zekirit? Zbulon Villma Ruskovska

Shefja e Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe…

Lloji britanik i COVID-19 vazhdon me shpërndarjen në Maqedoni, Prilepi dhe Kavadari ndër qytetet më të prekura

Qyteti i Prilepit dhe Kavadrit kanë numrin më të lartë të a…

Covid-19 në Maqedoni, 24 të shëruar, një viktimë dhe 7 raste të reja

Prej gjithsej 207 testeve të realizuara në 24 orët e fundit në…