Droni përshkoi një distancë të simuluar prej 1.000 kilometrash në modele eliptike dhe “8”, në Detin Lindor të Koresë

Koreja e Veriut kreu një tjetër testim të një droni sulmues bërthamor nënujor në fillim të kësaj jave, njoftoi media shtetërore të premten, transmeton Anadolu.

Droni Haeil-2 filloi testimin e tij më 4 prill në Portin Kajin, në qarkun Kumya, provinca Hamgyongu Jugor, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Ajo tha se droni përshkoi një distancë të simuluar prej 1.000 kilometrash në modele eliptike dhe “8”, në Detin Lindor të Koresë, për 71 orë e gjashtë minuta.

Droni mbërriti më 7 prill në Portin Ryongdae, në qytetin Tanchon, Provinca Hamgyongu Jugor, lokacioni i caktuar për objektivin e simuluar, sipas agjencisë. Koka e provës ka shpërthyer me saktësi nën ujë në lokacion.

Koreja e Veriut testoi një armë të re bërthamore nënujore të aftë për të krijuar cunami radioaktiv në super-shkallë gjatë stërvitjeve ushtarake treditore që përfunduan në fund të marsit.

Arma sekrete, “Mjeti sulmues bërthamor nënujor pa pilot ‘Haeil’”, u testua gjatë një stërvitjeje nga 21 deri më 23 mars në brigjet e Qarkut Riwon, Provinca Hamgyongu Jugor, dhe arriti në pikën e synuar në ujërat jashtë Gjirit Hongwon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

India raporton shifrën më të lartë me Covid-19 brenda 24 orëve

India ka raportuar 7,964 raste me koronavirus brenda 24 orëve, ky është…

Boris Johnson në Elysee si në shtëpi, këmbët mbi tryezë në takimin me Macron

Në fotot zyrtare me këmbët në tryezë. Më shumë sesa vetë Brexit,…

Erërat që frynin me shpejtësi 185 km/h lëkundën anijen gjigante, pasagjerët kaplohen nga paniku

Të paktën tetë pasagjerë kanë përfunduar në spitalin e Floridës, pasi anija…

Alarmon zëvendëskryeministrja ukrainase: Situata në Mariul është “katastrofike”

Autoritetet në Ukrainë kanë bërë të ditur se kanë arritur të evakuojnë…

Rasti “Tortura” kthehet nga fillimi, njëri nga pjesëtarët e jurisë jep dorëheqje

Rastin “Tortura” që ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkoski në…