Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se qëllimi i tij përfundimtar është të zotërojë forcën bërthamore më të fuqishme në botë.
Pos tjerash, Kim tha se Koreja e Veriut po ndërtonte një forcë bërthamore për të mbrojtur dinjitetin dhe sovranitetin e shtetit dhe popullit, shkruan Al Jazeera.
Ai shtoi se Hwasong-17 – një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) e aftë për të arritur në Shtetet e Bashkuara ishte “arma strategjike më e fortë në botë” dhe se ajo demonstroi vendosmërinë dhe aftësinë e Koresë së Veriut për të ndërtuar përfundimisht ushtrinë më të fortë në botë.
Nisja e ICBM më 18 nëntor është dënuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilët e quajtën atë “një përshkallëzim serioz” dhe një “kërcënim të qartë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Nisja është pjesë e një testi të vazhdueshëm të testeve të Koresë së Veriut këtë vit që kanë përfshirë lëshimin e raketave të lundrimit, si dhe dhjetëra raketash balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme.