Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) tha se Koreja e Veriut me shpejtësi po e zhvillon programin e saj bërthamor. Vlerësimet u bën nga ana e drejtorit të përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, gjatë një takimi vjetor të vendeve anëtare.

“Në Korenë e Veriut, programi bërthamor po vazhdon me vrull të plotë përmes ndarjes së plutoniumit, pasurimit të uraniumit dhe aktivitete të tjera”, tha Grossi.

Këto aktivitetet përbëjnë shkelje të disa rezolutave të OKB-së.

Agjencia vjen në përfundime të tilla për këtë vend vetëm përmes imazheve satelitore, pasi inspektorët e saj nuk lejohen të kenë qasje në aktivitete dhe uzinat bërthamore.

Paralajmërimi i fundit vjen disa javë pasi IAEA raportoi se Pheniani mbase ka rifilluar një aktivitetet në qendrën bërthamore Yongbyon.

Ekspertët thonë se imazhet e fundit satelitore tregojnë për planet e Koresë së Veriut që të rrisë prodhimin e materialieve që përdoren për armët bërthamore.

Më 15 qershor Pheniani lëshoi dy raketa balistike në det. Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar raketa të reja me rreze të gjatë veprimi.

Komanda e Ushtrisë amerikane për Indo-Paqësorin tha se pauza për një kohë e Koresë së Veriut në testimin e raketave me rreze të gjatë veprimit tregon për “fokusin e vazhdueshëm në zhvillimin e programit të saj ushtarak dhe kërcënimin që paraqet ai për fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar./REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…