Koreja e Veriut ka lëshuar edhe dy raketa të tjera balistike të enjten, që i bie për herë të gjashtë në më pak se dy javë.

Penjani, të mërkurën, i ka arsyetuar këto veprime si “masa kundërveprimi” ndaj ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të ShBA-së dhe Koresë së Jugut.

Të martën, Penjani lëshoi një raketë mbi Japoni duke e nxitur ShBA-në që të thërrasë takim emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton BBC.

Në këtë takim ShBA-ja e ka akuzuar Rusinë dhe Kinën që po e mbrojnë Korenë e Veriut nga sanksione më të fuqishme.

Ambasadori amerikan në OKB tha se Moska dhe Pekini me kundërshtimin e sanksioneve të mëtejshme po e mbrojnë Penjanin, kurse përfaqësuesit e Kinës dhe Rusisë thanë se dialogu është metodë më e mirë sesa dënimi.

Në dy muajt e fundit, ShBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë mbajtur shpesh ushtrime të kombinuara ushtarake si përgatitje për të penguar dhe mposhtur ndonjë sulm të mundshëm nga Koreja e Veriut.

Këto ushtrime irrituan liderin koreanoverior, Kim Jong-un, i cili po i sheh si dëshmi që armiqtë e tij po bëhen gati për luftë.

Megjithatë, ShBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut të mërkurën mbajtën ushtrime të tjera për të cilat thanë se janë kundërpërgjigje për sulmin raketor të së martës.

ShBA gjithashtu ridërgoi avionin luftarak USS Ronald Reagan afër gadishullit korean.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

DW: Çfarë mund të pritet nga samiti për Ballkanin Perëndimor?

Ballkanit Perëndimor nuk do t’i mbyllen dyert, por as hapat e afrimit…

Rusia thotë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Evropës

Rusia thotë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e…

Dy biznesmenë shqiptarë i kanë paguar 350 mijë euro në dorë Bokit 13

Resul Lloga dhe Ardian Amzovski nga kompania e ndërtimit “Drim Bilding” Bojan…

VIDEO/ Avioni me 173 pasagjerë dështon të ulet, rrëshqet nga pista

Një aeroplan i Koresë së Air Lines Co Ltd me 173 pasagjerë…

Ulje drastike e çmimeve të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) publikoi çmimet e reja të derivateve të…