Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në det të martën në mëngjes, thanë zyrtarët e mbrojtjes së Seulit, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut filluan stërvitjen e tyre më të madhe ushtarake të përbashkët në pesë vjet.

Raketat fluturuan rreth 619 kilometra dhe u ulën në detin midis Koresë dhe Japonisë.

“Ne dënojmë fuqishëm lëshimet e raketave balistike të Koresë së Veriut si provokime të rënda që minojnë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean, si dhe komunitetin ndërkombëtar dhe janë në kundërshtim të qartë me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha JCS (Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut).

Stërvitja “Mburoja e Lirisë” ShBA-Kore e Jugut filloi të hënën dhe është planifikuar të zgjasë deri më 23 mars.

Koreja e Veriut ka dënuar shpesh stërvitjet e përbashkëta të aleatëve si përgatitje për një pushtim dhe paralajmëroi muajin e kaluar për “kundërveprime të paprecedentë të vazhdueshme dhe të forta” ndaj stërvitjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Filipçe: 7 persona në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp mbi gjendjen e…

Korrupsioni në Shqipëri/ Raporti i KE: Vettingu në polici mund të dobësojë institucionin

Publikohet raporti i Këshillit të Evropës për situatën e korrupsionit në Shqipëri.…

Plagoset një person në Peran të Podujevës

Një person është plagosur në Peran të Podujevës. Viktima ishte goditur nga…

Komisioni Evropian propozon sanksione të reja kundër Rusisë

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja, duke përfshirë ndalimin e importit…

Ky është mërgimtari që i dha 100 mijë euro për fondin “Kurti”

Fondi Emergjent i Qeverisë për Covid-19 sot ka pranuar edhe 100 mijë…