Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën 17 raketa në brigjet e saj lindore dhe perëndimore të mërkurë.
Njëra prej të cilave fluturoi pranë ujërave të Koresë së Jugut dhe shkaktoi një alarm për sulm ajror në një ishull të populluar, shkruan Reuters.
Koreja e Jugut u përgjigj duke gjuajtur raketa nga avionët luftarakë në ujërat pranë territorit të Veriut.
Ky shkëmbim shënon herën e parë që raketat ishin lëshuar përtej kufirit detar të Koresë, tha Ministria e Mbrojtjes e Jugut, megjithëse të gjitha ato ranë në ujërat ndërkombëtare.
Një nga raketat e veriut ra 103 milje në veriperëndim të Ulleung, një ishull në brigjet lindore të Koresë së Jugut me një popullsi prej rreth 9 mijë banorësh, duke bërë që ushtria të lëshonte një alarm për sulm ajror atje. Gjenerallejtënant Kang Shin Chul, shefi i operacioneve të ushtrisë së Koresë së Jugut, e quajti nisjen “një akt shumë të pazakontë dhe të patolerueshëm”.