Koreja e Veriut ka lansuar dy raketa në det, kanë njoftuar zyrtarët e Koresë së Jugut.

“Në orët e para të mëngjesit të sot, kemi detektuar shkrepjen e dy raketave në pjesën perëndimore të detit në Onchon në provincën Pyongan”, ka bërë të ditur një zyrtar ushtarak.

“Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe ata të Koresë së Jugut, po analizojnë në detaje specifikat siç është distanca e fluturimit”, ka shtuar zyrtari ushtarak, raporton AFP.

Ky lansim vjen një ditë pasi Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të njohura si Ulchi Freedom Shield që do të mbahen nga 22 deri në 26 gusht.

Në anën tjetër, presidenti jugkorean Yoon Suk-yeol ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë ndihmë ekonomike Koresë së Veriut, nëse i jep fund zhvillimit të arsenalit bërthamor dhe të fillojë denuklarizimin.

Pyongyangu pati kryer një sërë testimesh të armëve në fillim të vitit, pavarësisht se është sanksionuar për shkak të programit të armëve bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani takoi administratoren e USAID-it, konfirmohet mbështetja për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me administratoren e USAID-it, Samantha Power, të…

Si çdo herë, Izraeli sulmon Gazën gjatë muajit të ramazanit

Izraeli ka goditur me raketa disa objektiva në Rripin e Gazës herët…

VIDEO / Publikohen pamjet nga bastisja e qelive të Grupit të Kumanovës në Burgun e Idrizovës

Para dy javësh më 20 Prill u hap lajmi se në Burgun…

Mijëra rusë marshojnë në Moskë në përvjetorin e vrasjes së Boris Nemtsovit

Mijëra qytetarë kanë marshuar në Moskë dhe kanë organizuar protesta në qytete…

Arrestohet shtetasi i RMV-së, në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se me 6 prill ështëarrestuar një…