Koreja e Jugut ka “angazhuar me urgjencë” rreth 80 aeroplanë luftarakë pasi zbuloi mobilizimin e 180 aeroplanëve luftarakë të Koresë së Veriut pranë kufirit ushtarak midis dy vendeve..

Në një deklaratë, ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte “vërejtur” rreth 180 aeroplanë ushtarakë të Koresë së Veriut midis orës 11:00 dhe 15:00 sipas kohës lokale, një ditë pasi Peniani besohet se ka kryer testin e dështuar të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM).

Tensionet në Gadishullin Korean filluan të rriten të hënën, kur filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, duke përfshirë qindra aeroplanë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimit nga të dy vendet, sipas SHBA.

Koreja e Veriut akuzoi aleatët për veprime provokative dhe të mërkurën lëshoi 23 raketa nga brigjet e saj lindore dhe perëndimore – më së shumti raketa që janë gjuajtur në një ditë të vetme – në ujërat në të dyja anët e gadishullit, duke e shtyrë Seulin të përgjigjet me tre raketa tokë-ajër.

Sipas mediave të huaja, dislokimi i Koresë së Jugut i së premtes përfshinte një numër të paspecifikuar avionësh luftarakë F-35A, thuhet në deklaratë, dhe avionët luftarakë të Koresë së Jugut që marrin pjesë në manovrat e përbashkëta në vazhdim kishin “mbajtur gjithashtu një pozicion gatishmërie”, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Pas testit të dyshuar të ICBM të së enjtes, SHBA dhe Koreja e Jugut njoftuan se do të zgjasin stërvitjet për një ditë shtesë deri më 5 nëntor, një lëvizje e denoncuar nga një zyrtar i Koresë së Veriut si një “zgjedhje shumë e rrezikshme dhe e rreme”, sipas mediave shtetërore.

Më vonë, pas takimit me homologun e tij koreano-jugor në Pentagon, sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin akuzoi Korenë e Veriut për “veprimtari të papërgjegjshme dhe të pamatur”.

“Ne kemi thënë më parë se këto lloj aktivitetesh janë potencialisht destabilizuese për rajonin. Kështu që ne u bëjmë thirrje atyre që të ndërpresin atë lloj aktiviteti dhe të fillojnë të angazhohen në dialog serioz”, tha Austin.

Një takim i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të zhvillohet të premten për të diskutuar lëshimet e fundit të raketave të Phenianit.

Sipas një zëdhënësi të Misionit të SHBA-së në OKB, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Shqipëria, Irlanda dhe Norvegjia kishin bërë thirrje për një takim të hapur.

Ndërkohë në një intervistë për CNN të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield dënoi veprimet e Koresë së Veriut, duke thënë se Pheniani kishte shkelur rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Me të drejtë parashtrohet pyetja: “KU MBETEN PREMTIMET, PËR HETIM NDËRKOMBËTAR ?”(FOTO)

“KU MBETEN PREMTIMET, PËR HETIM NDËRKOMBËTAR ?” është titulli i një shkrimi…

Shqiptari që lufton për Ukrainën kundër Rusisë: E bëj për demokracinë

Një 24-vjeçar shqiptar është në mesin e vullnetarëve në krah të ukrainasve…

Të shtënat në Uvalde, kryebashkiaku thotë se do të prishet shkolla fillore “Robb”

Shkolla fillore Robb në Uvalde të Teksasit, ku ka ndodhur sulmi me…

Bill Gates dhuron 10 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

Miliarderi amerikan e njoftoi këtë dhurim disa ditë më parë. Gjysma e…

Ukraina fillon një kundërsulm të fuqishëm ndaj ushtrisë ruse

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelnsky, ka njoftuar se ushtria ukrainase ka…