Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilin e uroi për detyrën teksa vuri në dukje marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve.

Konjufca, gjatë takimit, Angilit i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmeteve që goditën Turqinë, duke theksuar se populli i Kosovës qëndron pranë popullit turk.

“Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Ndërsa, Angili tha se Turqia do të vazhdojë përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

“Kryetari Konjufca dhe ambasadori Angili shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shpërthen zjarr në autostadën Shkup-Kumanovë, afër rafinerisë

Një vatër e re zjarri ka shpërthyer para pak minutash në rrugën…

Në Çair numër më i madh i rasteve aktive, më së paku në Sopishte

Kryeqyteti edhe sot me numër më të madh tërasteve të reja me…

Zelensky u bën thirrje rusëve që të ‘ndalojnë’ Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që…

Kurti: Vuçiq u zemërua kur i thashë që t’i trajtojmë reciprokisht minoritetet

Kryeministri i Kosovës, në një bisedë me publicistin e Washington Post, Jason…

MSH: 206.013 të vaksinuar, 38.505 të rivaksinuar

MSH-ja njofton se numri I qytetarëve që janë paraqitur për t`u vaksinuar…