Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, po qëndron për vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim.

Konjufca do të vazhdoj sot vizitat ku do të takojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatës së shtunës, Konjufca ka takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën.

Konjufca, është takuar edhe me ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Hagës me 4 vjet e gjysmë burgim.

Lidhur me këtë vizitë, kryeparlametari Konjufca ka thënë se këtë vizitë po e bëjnë me qëllim që të shohin nga afër sesi po trajtohen ish-krerët e UÇK-së.

“Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ishte shprehur Konjufca ditë më pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjermania për vrasjet në Bucha: “Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje”

Liderët botërorë kanë dënuar sot skenat në zonat e lëna pas nga…

Qeveria afgane dhe talebanët bien dakord për të vazhduar bisedimet për paqe

Përfaqësuesit e qeverisë afgane dhe talebanët, kanë dështuar që të arrijnë përparim…

Letra e kongresistëve në favor të Serbisë

Për lidhjen e Serbisë me Amerikën do të mësojë më shumë së…

Rasim Selmanaj jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në AAK

Rasim Selmanaj ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në strukturat e…

Shoqata e mjekëve harroi Canën dhe Demirin! Hasani: Ndarjet në bazë etnike më së paku duhet të ndodhin te mjekët

Ilir Demiri që në fillim të pandemisë është në vijën e parë…