Në vazhdën e vizitave e të nderimeve pranë memorialëve dhe varrezave të të rënëve nëpër vise të ndryshme të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vendosi lule pranë lapidarit të të rënëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit.

Kryetari Konjufca, në bashkëbisedim me përfaqësuesin e këtij fshati dhe disa prej familjarëve të martirëve, ndër të tjera tha se në ditë si kjo, kujtojnë të gjithë ata që me gjakun e tyre siguruan lirinë e vendit.

“Lavdi gjakut të derdhur, sepse pa gjakun e tyre nuk do të vinte as liria e as pavarësia. Ata ranë që fëmijët tanë të vazhdojnë të jetojnë në Kosovën tonë të lirë”, tha Konjufca.

Më 15 e 16 Prill 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti: Qeveria Hoti varet nga çdo deputet i Listës Serbe

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaron se qeveria Hoti jo vetëm…

Hallaçi: Çmenduria dhe mjerimi politik i Ali Ahmetit

Nga Shek Hallaçi Çmenduris dhe mjerimit politik,të Ali Ahmetit,po i vjenë fundi,zakonisht…

Haxhiu: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet – ajo është e qytetarëve dhe jo e individëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndër zotimet e para…

Koreja e Veriut teston një raketë, tensionon rajonin

Koreja e Veriut dyshohet se të shtunën, më 7 Maj, lëshoi një…

Elementë të pushtetit ia kanë mësyrë destabilizimit të BFI-së dhe komunitetit mysliman në RMV

Në intervistën e Sulejman Rexhepit, dhënë TV Lajm, për sa i përket…