Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në fundmarsin e vitit 1999 emri i një qyteze të vogël italiane u bë shumë i rëndësishëm për kosovarët.

“Më 24 mars të vitit 1999 një qytezë e vogël italiane e me pak banorë në Kosovë u bë më e njohur se Roma dhe Milano. Kjo ishte Aviano prej ku filluan bombardimet e NATO-s kundër makinerisë ushtarake dhe policore të Serbisë. Këto bombardime të domosdoshme u bënë nga aleanca më e fuqishme ushtarake e botës demokratike për t’i dhënë fund gjenocidit të shtetit serb mbi popullin e Kosovës. Italia u bë vendi i parë prej të cilit u ngrit forca ajrore për shpëtimin e popullit tonë. Lufta e drejtë e UÇK-së e gjeti mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe falë këtij ndërveprimi erdhi liria e popullit tonë”.

Konjufca, në seancën solemne për nder të kryediplomatit italian Luigi Di Maio, tha se Italia ka pasë rol të rëndësishëm në të gjitha proceset kyçe nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…