Kongresistët Steve Cohen dhe Joe Wilson kanë prezantuar një rezolutë për t’i dhënë fund njohjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Vladimir Putinit si president i Rusisë, nëse mbetet në pushtet pas vitit 2024.

Kjo kërkesë vjen pasi në muajin prill, Putin kishte nënshkruar një ligj që i jep të drejt atij të drejtën për të kërkuar dy mandate të tjera në detyrë.

“Kongresisti Steve Cohen, bashkëkryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, i njohur më mirë si Komisioni i Helsinkit, së bashku me kongresistin Joe Wilson nga Karolina e Jugut, prezantuan një rezolutë të Kongresit për t’i dhënë fund njohjes së Vlladimir Putinit si president i Rusisë pas 7 majit 2024, nëse autokrati mbetet në pushtet”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Cohenit.

Kjo rezolutë, pretendon se parregullsitë në zgjedhjet ruse e kanë mbajtur Putinin në pushtet dhe vazhdimi i tij në detyrë përtej vitit 2024 do të ishte i paligjshëm.

Në një referendum të mbajtur verën e kaluar, më shumë se 78 për qind e rusëve që morën pjesë, votuan në favor të ndryshimeve kushtetuese që lejon mbajtjen në pushtet të Putinit në më shumë se dy mandate.

Nëse rizgjedhja e Putinit do të bëhet sipas Kushtetutës së re, ai do t’ia kalonte Josef Stalinit si udhëheqësi rus më jetëgjatë që nga Pjetri i Madh. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…