Kongresi amerikan ka votuar një masë për të hequr statusin tregtar të “kombit më të favorizuar” të Rusisë dhe një tjetër për të ndaluar importet e naftës nga Rusia.

Joe Biden pritet të nënshkruajë të dyja masat në ligj, raporton gazeta britanike theguardian.

Masa që ndryshon statusin tregtar të Rusisë i hap rrugën administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të rritur tarifat për importet ruse.

“Putini duhet të mbahet absolutisht përgjegjës për krimet e neveritshme të luftës që po kryen kundër Ukrainës”, tha udhëheqësi i shumicës në senat, Chuck Schumer.

“Kjo paketë ka të bëjë me presionin ekonomik ndaj Vladimir Putin dhe miqve oligarkë të presidentit rus”, tha Ron Wyden, kryetar i Komitetit të Financave të Senatit.

Rusia e Putinit nuk meriton të jetë pjesë e rendit ekonomik që ka ekzistuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Saramati: Objekti në Kukës që përmendet nga Specialja në aktakuzën ndaj Shalës, shërbeu vetëm si pikë grumbulluese për ushtarët e UÇK-së

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala, u arrestua më 16 mars 2021 nga…

Ish-gjyqtari i EULEX-it Malcolm Simmons, thotë se BE-ja shtrembëroi drejtësinë në Kosovë – dëshiron të dëshmojë në Kuvend

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, përmes një postimi në Twitter iu është…

Policia konfiskon kallashnikov në Shkup, tre të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm, policia me…

Qytetarë nga Krusha protestojnë kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq

Qytetarë nga Krusha janë duke protestuar kundër uljes së dënimit ndaj Darko…

Pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës/ Xhaçka në Bruksel, nis takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, merr sot pjesë…