Shtetasi i dytë amerikan është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, raportoi fillimisht Rolling Stones.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka konfirmuar për Axios vdekjen e qytetarit amerikan të identifikuar si Stephen Zabielski.

52-vjeçari i lindur në New York dhe që së fundmi jetonte në Florida, kishte shkuar në Ukrainë për të luftuar përkrah ukrainasve kundër agresionit ushtarak rus.

Ai vdiq më 15 maj derisa po luftonte në Ukrainë. Ai la pas vetes gruan dhe pesë fëmijë. Zabielski kishte përvojë ushtarake.

Vdekja e qytetarit të dytë po vjen disa javë, pasi u konfirmua vrasja e marinsit amerikan Willy Joseph Cancel, që humbi jetën duke luftuar përkrah forcave ukrainase kundër rusëve.

Në anën tjetër, familjarët e dy qytetarëve amerikanë Andy Tai Ngoc Huynh dhe Alexander Drueke që janë zënë nga forcat ruse në Ukrainë, thonë se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë informacion për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjykata ndalon shitjen e librit ku Fërçkovski akuzohet për atentatin ndaj Gligorovit

Gjykata Themelore Shkupi 2 për shkak të shkeljes së të drejtave personale…

Aksion i madh i policisë, konfiskohet armë dhe drogë

Mbrëmë dhe sot në orët e hershme të mëngjesit është zhvilluar një…

Arjanit Hoxha tregon prapaskenat me Kastriot Rexhepin

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, ka folur sërish në lidhje…

Presidenti i Serbisë me kushtëzim të ri për dialogun, s’do bisedime me Platformën e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, edhe sot ka drejtuar kritika dhe akuza…

Nga i nxehti ekstrem në stuhi: : Rrufeja vret atleten, gruaja vdes në makinë

Pas një jave me temperatura ekstreme, në Itali është rikthyer moti i…