Një shtetas i Kosovës dhe një tjetër që mban nënshtetësi gjermane, por që njërin prind e ka nga Kosova, kanë vdekur nga përmbytjet në Gjermani.

Këtë e kanë konfirmuar nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës përderisa viktima mbanë shtetësinë gjermane” ka thënë Qëndresa Fazliu, Zyrtare për Informim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo ministri ka thënë se përmes Ambasadës dhe Konsullatave në Gjermani është duke përcjellë nga afër situatën atje dhe është në kontakt me shumë familje dhe pjesëtarë të mërgatës në zonat e prekura nga katastrofa natyrore.

Gjermania që disa ditë është duke u përballur me vërshime dhe përmbytje të rënda të cilat deri tani kanë marrë jetën e 160 njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…