Në Ohër sot ka filluar largimi i të gjitha palmave të cilat ishin mbjellur në lokacione të ndryshme përgjatë Liqenit të Ohrit. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e rekomandimeve të fundit të cilat kanë arritur nga UNESCO-ja, njoftojnë nga kjo komunë. Këto trupa të cilat nuk i përkasin këtij vendi dhe kësaj klime, kanë qenë të mbjellura në kohën e qeverisë lokale të vitit 2016. Në ohër ishin mbjellur gjithsej 250 palma, mirëpo shumë prej tyre u thanë dhe nuk i mbijetuan kushteve klimatike të vendit.
Miki Trajkovski