koronavirusi ka prekur ndjeshëm ekonominë botërore. Linja ajrore britanike Flybe falimentoi pas rënies drastike të kërkesave për fluturime në vazhdën e shpërthimit të epidemisë së koronavirusit. Sëmundja ishte ajo që i dha goditjen e fundit firmës, e cila kishte sakaq probleme financiare dhe nuk po e merrte dot veten.

Kompania ishte krijuar në 1979 dhe në një moment arriti të shndërrohej në linjën më të madhe ajrore rajonale të pavarur të Europës me tetë milionë pasagjerë në vit, dhe fluturime në mbi 200 rrugë. Por prej disa kohësh, ajo ishte pllakosur nga telashet.

Në muajin janar, qeveria britanike njoftoi se ishte në bisedime me drejtues të Flybe lidhur me financat e saj dhe po eksploronte mundësitë e një shpëtimi, duke theksuar se kompania ishte në rrugën e rimëkëmbjes.

Por sfidat financiare të saj janë theksuar ndjeshëm nga shpërthimi i Covid 19, i cili ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm tek kërkesa, e kjo ka rrëzuar përfundimisht shpresat se Flybe do të mund të shpëtohej.

Vështirësi prej situatës së krijuar nga virusi kanë përjetuar edhe linja të tjera ajrore nëpër botë. Autoriteti ndërkombëtar i Transportit ajror deklaroi muajin e kaluar se epidemia do t’i kushtojë kompanive ajrore miliarda dollarë e do ta reduktojë trafikun ajror me 4.7 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…