Ligji për Procedurë Penale dhe Ligji për Prokurorinë Publike përmes të të cilit duhet të rregullohet edhe statusi për Prokurorinë Speciale kanë ngecur për shkak të zbatimit të agjendave personale dhe partiake, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit që përfshin harkun kohorë mars-maj 2019.

Natali Petrovska nga koalicioni ”Të gjithë për sundim të së drejtës”, thotë se draft version i ligjit për prokurorinë ka mangësi si: tek pjesa rreth mandatit të prokurorisë, tek përcaktimi i kompetencave të prokurorisë Speciale dhe asaj të rregullt, tek përfshirja e “bombave” si dëshmi materiale dhe pjesa ku përcaktohet ndryshimi i prokurorëve special.

“Vërejtje kyçe ishte kufizimi në dispozitat në projekt-ligj, në aspektin e pranimit të materialeve si dëshmi, konkretisht të ashtuquajturat “Bomba” në lëndë. Rekomandimi ynë ishte që përcaktohen qartë, konkretisht ligji për Prokurori Publike të jetë ligj sistematik ku do të përfshihet funksionimi i institucioneve, ndërsa në Ligjin për Procedurë Penale t’i lihet ajo që është nën përgjegjësinë e saj” u shpreh Natali Petrovska, përfaqësuese e koalicionit të gjithë për sundim të së drejtë.

Nga Komiteti i Helsinkit thonë se sa i takon transparencës se miratimit të 8 nga 13 ligjet që kanë monitoruar në kuadër të projektit për zbatimin e strategjisë së reformave dhe planit aksionar në drejtësi, procesi ishte i kënaqshëm.

Megjithatë kritika kishin në sa u takon kornizën kohore. Në përpilimin e këtij raporti janë ndjekur 13 ligje : Ligji për Procedurë Penale, Ligji për Prokurorë Publik, Kodi Penal, Ligji për Gjykatat, Ligji për Këshillin Gjyqësorë, Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publik, Ligji për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë, Ligjin për avokaturë, Ligjin për ndihmë juridike falas, Ligjin për Përmbarim, Ligji për Noter, e të tjerë.

Nga Komiteti i Helsinkit thonë se vlerësime pozitive janë dhënë edhe në Raportin e Komisionit Evropian, ku vlerësohet ulja e përqindjes së ligjeve që janë sjellë me procedurë të shkurtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaev ndodhet në udhëkryq

Nëse në qershor ose korrik Maqedonia e Veriut nuk merr datë për…

Thumbon Mickoski: Do të ja marrim Besën, Zaevit, pas zgjedhjeve

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” mbrëm në Filarmoninë e Maqedonisë…

Seanca konstitutive e Kuvendit, votohet Komisioni Verifikues

Me 115 vota “për”, 2 të përmbajtur dhe asnjë votë “kundër” nga…

Derkoski: Vonesat, për shkak të orarit të zgjatur të votimit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e para nga zgjedhjet…

Zyrtari i ASH-së: Koalicioni mes Alternativës dhe Aleancës një “erë e re” në politikën shqiptare në Maqedoni

“ Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela dhe ai i…