Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, për t’i hapë rrugë gjykimit në mungesë të krimeve të luftës.

Megjithëse pati debat, në mënyrë unanime të gjithë anëtarët e komisionit u shprehën pro tij, përveç deputetit nga Lista Serbe i cili në momentin e votimit doli nga salla.

Kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi tha se ky plotësim-ndryshim është mëse i nevojshëm për vendosjen e drejtësisë për krimet gjatë luftës. Sipas tij, kjo është kërkesë edhe e Prokurorisë Speciale.

Megjithëse u shprehën pro këtij plotësim-ndryshimi në parim, deputeti i PDK-së në këtë komision, Hajdar Beqa tha se kjo qasje e ndryshimeve emergjente nuk është e duhur.

Vërejtje për trajtimin me urgjence të këtij plotësim-ndryshimi dha edhe Driton Selmanaj nga LDK.

Ndërsa, Besnik Tahiri tha se AAK do të mbështesë këtë plotësim-ndryshim. /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

OKB akuzon Rusinë për shkelje të parimeve për mbrojtjen e fëmijëve refugjatë

Drejtori i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Filippo Grandi…

30 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 426 teste për Covid-19 dhe…

Numri i njerëzve të prekur nga tërmetet në miliona – thotë OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se deri në 23 milionë njerëz…

Shtrenjtohen derivatet e naftës, dizeli arrin çmimin 71,00 denarë

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se në mbledhjen e djeshme ka…

​Kurti: SHBA mbështet marrëveshjen për njohje reciproke, Vuçiq president i frikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi vizitën në Shtetet e Bashkuara…