Komandanti i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, Gjeneral Major Franco Federici, vizitoi njësitë e KFOR-it të vendosura në pikat e kalimit Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, për dy javët e ardhshme trupat e KFOR-it do të qëndrojnë në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Komandanti Federici tha se njësitë e KFOR-it janë të gatshme për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal dhe rajonal.

“Njësitë e KFOR-it janë plotësisht të gatshme për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal dhe rajonal,” tha Federici.

“Në ditët e kaluara kam zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira dhe kam ofruar përditësime të rregullta për Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe zinxhirin tim komandues të NATO-s”.

“Falënderoj institucionet në Kosovë, kryetarët e komunave veriore dhe të gjithë akterët që kanë kontribuar në de-përshkallëzimin e situatës për përpjekjet e tyre, dhe mezi pres të mbetem në kontakt me ta,” tha mes tjerash gjeneralmajor Federici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…