Pas luftës disaditore mes Izraelit dhe Hamasit, në Izrael janë kthyer debatet politike për koalicionin qeveritar.

Mediet vendase shkruajnë për fundin e qeverisjes 12-vjeçare të Benjamin Netanjahut.

Pas katër zgjedhjeve parlamentare në dy vjet, izraelitët shkruajnë se të hënën Yair Lapid do të njoftojë krijimin e një koalicioni qeveritar.

Sipas komentatorëve të politikës në vend, kalimi i Naftali Benetit në këtë koalicion do të mundësojë edhe krijimin e shumicës.

E cilësuar si parti e ekstremit të djathtë, Yesh Atid ka gjashtë ulëse në parlamentin izraelit.

Ky koalicion do të jetë një shumicë që përfshin fraksione nga e majta, qendra dhe e djathta.

Zgjedhjet e fundit në Izrael kanë përfunduar pa një fitues konkret, ndaj edhe koalicionet kanë qenë të dobët. Bennet, që cilësohet tani si kyçi i koalicionit të ri, ka shërbyer më herët si ministër i Mbrojtjes së Izraelit.

Qeveria e re që do të bashkonte partitë nga e djathta, qendra dhe e majta, po ashtu edhe me mbështetjen nga partia islamike arabe Ra’am do të formonte një qeveri uniteti për të nxjerrë vendin nga problemet politike prej dy vjetësh tashmë dhe kalimin e sfidave në rimëkëmbjen e vendit nga koronavirusi, shkruajnë mediet izraelite.

Ndërkohë, komentatorë të ndryshëm shkruajnë edhe për atë që u cilësua luftë civile në Izrael për shkak të trazirave të brendshme etnike, ndërsa duhen marrë masa për të shëruar përçarjet shoqërore.

Sipas marrëveshjes së raportuar, Bennett do të shërbejë si kryeministër për dy vitet e para të qeverisë duke u zëvendësuar më pas për dy vitet e tjera.

Netanyahu ka akuzuar nacionalistin Bennett se po kërkon të formojë një qeveri të majtë për shkak të ambicies politike dhe se ka tradhtuar të djathtën, megjithëse Bennett mbështeti përpjekjet e Netanyahut për të formuar një qeveri por ato të dështuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…