Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pasi ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, u arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale.

Klinaku ka thënë se arrestimi i Goxhajt është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një “gjykatë politike”.

“Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët.  Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike.”- ka shkruar Klinaku në Facebook.

Goxhaj është arrestuar sot në Tiranë nën dyshimin për për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur se DHSK-ja kërkoi arrestimin dhe dorëzimin e tij në Hagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

100 mijë njerëz në shesh, izraelitët nuk pranojnë reformën “Netanyahu”

Nuk kanë të ndaluar protesta në Izrael, kundër reformës së shumëkritikuar në…

Maqedonia e Veriut me rritjen ekonomike më të ulët në rajon

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se raporti i Bankës Botërore ka…

UNMIK-u mirëpret vendimin për heqjen e barrikadave, kërkon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Mbrëmë vonë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prit në takim përfaqësuesit e…

Josep Borrell: Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e valës së emigrantëve afganë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat…

Familjarët e gruas së vrarë në gjendje të rëndë emocionale, arrijnë në vendngjarje

Familjarët e Hamide Magashit, gruas shtatzënë 35-vjeçare, që dyshohet se u vra…