Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë nga një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës.

Policia tha se ka arrestuar një 25-vjeçar me mbiemrin Wu në qytetin Lianjiang.

Viktimat e tjera janë një mësues dhe dy prindër. Një person ka mbetur i plagosur gjithashtu.

Sulmi ndodhi të hënën në orën 07:40 me orën lokale. Burri është arrestuar në orën 08:00 dhe policia e ka cilësuar këtë rast “sulm me dashje”.

Një pronar dyqani që punon pranë kopshtit i tha BBC-së se zona përreth është mbyllur.

Sulmi ka ndezur një bisedë të gjerë nëpër platformat e mediave sociale kineze, me shumë përdorues që janë të tronditur.

Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thika vitet e fundit, duke përfshirë disa në shkolla.

Në gusht të vitit të kaluar, një sulmues me thikë sulmoi një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Jiangxi, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Në prill 2021, dy fëmijë vdiqën ndërsa 16 të tjerë u plagosën gjatë sulmi me thikë në qytetin Beiliu, në rajonin autonom Guangxi Zhuang, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kiracovski sot para Prokurorisë për rastin “Reket”

Deputeti Aleksandar Kiracovski mëngjesin e sotëm do të paraqitet në Prokurorinë për…

Roth: Shumë njerëz janë larguar nga vendi juaj, do të isha i lumtur nëse do të ktheheshin

“Mesazhi im është fare i qartë: askush nuk mund të të përshkruajë…

GRUPI I KUMANOVËS, PENG I POLITIKËS SHQIPTARE !

GRUPI I KUMANOVËS,PENG I POLITIKËS SHQIPTARE ! Shkruan: prof.Besnik Kastrati Politikisht shqiptarët…

Gaxherri: Liderët politikë ta gjejnë një president të pranueshëm për të gjithë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar…

Alarmi amerikan: Në Haiti mund të ketë mijëra viktima nga tërmeti

Ndonese jane raportuar provizorisht 227 viktima, Instituti amerikan i Gjeoshkences ben te…