Rreth 80,000 turistë janë bllokuar në qytetin turistik të njohur Sanya në ishullin tropikal Hainan të Kinës pasi autoritetet njoftuan masa bllokimi për të frenuar një shpërthim të COVID-19.

Transporti publik u pezullua dhe lëvizjet e njerëzve brenda qytetit u kufizuan që nga mëngjesi i së shtunës, thanë autoritetet.

Turistëve të bllokuar u kërkohet të qëndrojnë për shtatë ditë dhe të bëjnë pesë teste për COVID-19 përpara se të nisen, shkruan CNN.

Nënkryetari i bashkisë He Shigang tha të premten se rreth 80,000 turistë kanë mbetur në qytet.

Të gjithë ata që aktualisht janë në Sanya, si dhe njerëzit që kanë qenë në qytet që nga 23 korriku, nuk u lejuan të largoheshin nga provinca Hainan pas orës 18:00 me kohën lokale të së shtunës, thanë autoritetet provinciale.

Kufizimet vijnë në kulmin e sezonit të turizmit veror për provincën e ishullit, një destinacion popullor që shpesh quhet Haëaii i Kinës për plazhet me rërë, pyjet tropikale dhe hotelet e nivelit të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 25 vjeçarit në Viti

Është caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B.R, i cili dyshohet…

Abazoviç ngre grup pune për “Ballkanin e Hapur”

Bashkëpunim mes malazezëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe maqedonasve Duke folur për “Ballkanin e…

Droni rus fluturon mbi Poloni dhe pastaj rrëzohet

Ukrainasit kanë njoftuar se rrëzuan një dron rus në kufirin e tyre…

Snopçe nga ASH: Kemi rezerva për besueshmërinë e Regjistrimit!

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Regjistrimit të…

Zyrtari polak i sigurisë: Perëndimi duhet t’i përgjigjet me vendosmëri agresionit rus

Duhet të ketë një përgjigje vendimtare dhe të përbashkët nga Polonia dhe…