Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u bëri thirrje qytetarëve të tij që të përgatiten për një krizë “të vështirë”.

Deklarata vjen pas paralajmërimeve të grupeve për të drejtat e njeriut se Koreja e Veriut përballet me mungesa të mëdha ushqimesh dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Duke folur në një konferencë të partisë, Kim e krahasoi situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse, në vitet 1990.

Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo ka bërë që edhe tregtia e saj me Kinën të ngecë.

Koreja e Veriut po ashtu përballet me sanksione ekonomike ndërkombëtare, për shkak të programit të saj bërthamor.

Në një pranim të rrallë të vështirësive, Kim përmendi “Marsin e Mundishmëm”.

Zyrtarët verikoreanë e përdorin këtë term për t’iu referuar urisë shkatërruese në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e ka lënë Korenë e Veriut pa ndihmë thelbësore.

Rreth 3 milionë njerëz vlerësohet të kenë vdekur gjatë asaj periudhe.

Muajin e kaluar, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana, ka thënë se “kriza e rëndë ushqimore” tashmë ka shkaktuar uri dhe kequshqyerje në vendin komunist./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…